![](https://fsunk-kos.org/wp-content/uploads/2020/06/104478414_10157585514228121_3230745874758886897_o.png)
EUSA – European University Sports Association ka mbajtur sot takim me sekretarët e përgjithshëm të federatave universitare nga vendet pjesë e këtij asociacioni. Në këtë takim, në mesin e 20 vendeve, edhe FSUNK-ja u përfaqësua nga sekretarja Venita Smakaj.
Gjatë këtij takimi u diskutuan aktivitetet e federatave dhe impakti i pandemisë COVID-19 në punën e tyre. Në anën tjetër, Smakaj ka informuar rreth situatës në vendin tonë dhe aktivitetet e FSUNK-së.
Pjesëmarrësit u dakorduan që takimi virtual i radhës do të mbahet së shpejti.