FSUNK

Me rastin e festës së 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, ua uron këtë festë gjithë sportdashësve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë.
Ne këtë ditë feste, ai përkujton të gjithë ata që dhanë jetën që ne ta shijojmë lirinë.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin, dua të vë theksin e fjalës sime tek dëshmorët dhe familjet e tyre, të cilët falen gjithçka, madje edhe jetën, që ne të jetojmë sot të lirë” thotë presidenti Selimi.
Në këtë ditëlindje të 12-të të vendit, presidenti Selimi uron që t’i kushtohet më shumë rendësi sportit, duke pasur parasysh sukseset dhe promovimin e madh që sporti ka sjellë për vendin. Në veçanti, ai shpreson që sporti universitar do të promovohet edhe më shumë në vitet në vijim, marrë parasysh edhe suksesin që sporti ndër studentë ka shfaqur deri më tani.

Të dashur qytetarë, urime 12 vjetori i pavarësisë nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.

17 Shkurt, 2020