
Në arenën ku nisën garat muaj më parë, sot u shpërblyen kampionët e Ligave Universitare, në një ceremoni që mblodhi studentë, përfaqësues dhe personalitete të rëndësishme të sportit dhe akademisë.
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, përgëzoi studentët për paraqitjet e shkëlqyera, duke theksuar se kampionët ndërtohen përmes punës, sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit.
“Sot jemi në ditën e përmbylljes së Ligave Universitare dhe po kurorëzojmë kampionët tanë, të cilët nuk kanë lindur kampionë, por janë ndërtuar me shumë sakrificë, mund dhe djersë. Ata kanë ndërtuar karakter, që do t’ju shërbejë jo vetëm në sport, por edhe në jetë”, u shpreh Selimi.
Ai shtoi se angazhimi i studentëve gjatë këtyre muajve dëshmon vlerat e larta që bart sporti universitar dhe rolin e tij në frymëzimin e gjeneratave të reja.
Ndërkohë, përfaqësuesi nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, Fikret Shatri, vlerësoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve dhe garantoi mbështetjen institucionale për zhvillimin e sportit universitar.
E në emër të studentëve, Melirona Avdullahu falënderoi FSUNK-në për organizimin e Ligave, duke bërë thirrje që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ligat Universitare këtë vit sollën gara në gjashtë disiplina: Beach Volley, Shah, Ping Pong, Basketboll 3×3, Futsal dhe Padel. Studentët fitues u shpërblyen me medalje, trofe dhe çmime monetare.
Urime kampionëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në një tjetër edicion të suksesshëm të Ligave Universitare!
Videot nga ceremonia permbyllese:
https://www.facebook.com/share/p/17ujVACAzh/
https://www.facebook.com/share/p/14iL25vGFqe/
https://www.facebook.com/share/p/17ujVACAzh/
https://www.facebook.com/share/p/14iL25vGFqe/

























