FSUNK

Presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK), Prof. Assoc. Dr. Musa Selimi, zhvilloi një takim pune me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ku në qendër të diskutimit ishte zhvillimi dhe fuqizimi i sportit universitar në Kosovë.

Në këtë takim mori pjesë sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti. Gjatë bisedës u theksua rëndësia që sporti ka në edukimin, shëndetin dhe mirëqenien e studentëve, si dhe nevoja për krijimin dhe zgjerimin e mundësive dhe hapësirave sportive brenda universiteteve.

Ministri Gashani përgëzoi Federatën e Sportit Universitar të Kosovës për angazhimin dhe punën e vazhdueshme në zhvillimin e sportit universitar, duke konfirmuar mbështetjen institucionale për iniciativa që synojnë avancimin e edukimit sportiv të të rinjve.

Takimi u përmbyll me dakordim për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, me qëllim të krijimit të më shumë mundësive për studentët në fushën e sportit universitar.

March 23, 2026
Tags: