FSUNK
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) ka kënaqësinë të njoftojë për arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me KEP Trust, një nga institucionet më të njohura mikrofinanciare në vend.
Kjo marrëveshje shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm, në kuadër të së cilit KEP Trust do të mbështesë aktivitetet dhe iniciativat sportive universitare gjatë këtij viti.
Përmes kësaj përkrahjeje, FSUNK-ja do të mund të avancojë misionin e vet për promovimin e sportit ndër studentë, nxitjen e vlerave të shëndetit, garës së ndershme dhe bashkëpunimit mes universiteteve.
Federata shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për KEP Trust, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj sportit universitar. Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë se partneritetet mes institucioneve financiare dhe atyre sportive mund të sjellin ndikim real dhe pozitiv në komunitetin studentor.