FSUNK
Ekipi i karateisteve nga Kosova, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu, kanë rrëmbyer vendin e parë në Kampionatin Evropian Universitar të mbajtur në Hungari.
Vajzat, që në këtë kompeticion garuan në emër të Universiteti i Prishtinës, kanë mposhtur ekipet nga Azerbajxhani, Hungaria  dhe në finale Turqinë , duke u renditur kështu në krye të kësaj gare.
 
Ekipi i vajzave garoi në kategorinë Kumite dhe shfaqi përformancë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. 
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është mundësuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Federata e Karatesë e Kosovës.
 
Momenti kur ekipit të karateisteve nga Universiteti i Prishtinës, që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Evropiane Universitare të mbajtura në Hungari, i dhurohet medalja e artë.
 
Shiko videon nga linku: Video
 
URIME KOSOVË!
 
 
 
 
18 Korrik, 2024
Tags:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.