FSUNK
Në “Tryezën e Sportit”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mesin e akterëve kryesorë sportivë të vendit tonë, morën pjesë edhe përfaqësuesit e FSUNK-së. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të FSUNK-së, njëherësh dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, z. Musa Selimi, tha se tryeza e tillë është shumë e mirëpritur sepse për herë të parë po mblidhen të gjithë akterët e sportit për të diskutuar për këtë fushë.
Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sportit në Republikën e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat sportive dhe akterët tjerë institucional e sportivë, ka organizuar “Tryezën e Sportit”, i cili është një takim diskutimi ku po marrin pjesë niveli më i lartë i komunitetit të sportit në vendin tonë.
Me anë të tryezës, synohet që bashkërisht të gjithë akterët e sportit të krijojnë një platformë të përbashkët profesionale ku pritet të ndahen informacionet, përvojat, sfidat, idetë e reja dhe zhvillimi i mëtejmë në sportin e Kosovës.
Tryeza do të vazhdojë edhe nesër.
 
 
 
FSUNK.
21 Janar, 2022