FSUNK

Gjatë këtij hikingu, studentët e universiteteve dhe kolegjeve anëtare të FSUNK-së, eksploruan bukuritë e këtij Parku Kombëtar të Shqipërisë Veriore. Të shoqëruar nga presidentja, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi dhe drejtuesit e tjerë të Federatës, rreth 100 studentë morën pjesë në këtë ecje.
Studenti Kastriot A. Peci tha që kalimi i kohës në natyrë është një aktivitet i nevojshëm, sidomos pas periudhës së muajve të izolimit si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Gjatë vizitës në Valbonë gjithçka ishte e jashtëzakonshme, duke u nisur nga ngjitja nëpër shtigjet malore. Natyra e bukur së bashku me malet e thepisura të krijonin përshtypjen e një mozaiku përrallor”, theksoi Kastrioti. Ai shtoi që përfaqësuesit e FSUNK-së ishin pranë çdo studenti në çdo moment të ngjitjes dhe për këtë ai falënderon shumë federatën.
Ky aktivitet u mundësua nga FSUNK-ja me qëllim nxitjen e aktiviteteve sportive dhe rekreative tek studentët. 

31 Maj, 2021