FSUNK

Dje, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Këshilli Organizativ i Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll, 2022, ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij. 

Gjatë këtij takimi është diskutuar në detaje për aspektet organizative të këtij kampionati botëror, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Në këtë mbledhje është bërë prezantimi i masterplanit të këtij kampionati, prezantimi i aktiviteteve të Këshillit Organizativ, i projekt-propozimit të buxhetit dhe u përzgjedh grupi punues për realizim të këtij buxheti, si dhe u diskutuan aspekte të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e këtij kampionati.

Në dhjetor të 2019-tës, nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Universitare, FSUNK-ja ka pranuar konfirmimin që federata jonë do të jetë organizatore e këtij kampionati të rëndësishëm për sportin universitar. Pas pranimit të këtij lajmi, FSUNK-ja ka filluar përgatitjet intensive për organizim sa më të mirë të Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll, për të prezantuar sportin kosovar suksesshëm në arenën e sportit universitar botërorë.

 

8 Shtator, 2020
Tags: