FSUNK

Vlera Bahtiri, studente në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka përfaqësuar Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës në Akademinë e Studentëve Ambasadorë të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, 2020-21.

Në periudhën 4-6 shtator 2020, u mbajt Akademia e Liderëve dhe Vullnetarëve e FISU-së, e cila ishte planifikuar të organizohej në Kazan, Rusi, por për shkak të pandemisë Covid-19 u mbajt virtualisht.

Pjesëmarrja e Vlerës në këtë ngjarje, shënon edhe të parin përfaqësim të FSUNK-së dhe të Kosovës në këtë akademi të studentëve ambasadorë të FISU-së.

Sipas organizatorëve, përkundër faktit që Akademia u mbajt online, ngjarja rezultoi shumë e suksesshëm, duke u pasqyruar në kuadër të saj një program i fuqishëm kulturor, sportiv dhe arsimor nga studentët pjesëmarrës.

Roli i studentëve ambasadorë të FISU-së është që të shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet FISU-së dhe komuniteteve të studentëve sportistë në vendet ku FISU operon, duke ndihmuar në promovimin e sportit universitar në ambientet studentore.  

 

 

7 Shtator, 2020