FSUNK

1500 pjesëmarrës, përfshirë këtu 600 studentë, nga 105 shtete, morën pjesë në 15 punëtoritë dhe shtatë diskutimet e tryezave të rrumbullakëta, të mbajtura gjatë tri ditëve të Forumit Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, 2020.

Pjesëmarrëse aktive në këtë forum ishte edhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila u përfaqësua nga presidenti Musa Selimi, nën-presidentja Djellza Kelmendi dhe sekretarja Venita Smakaj. Ndërkaq, studentët sportiste kosovarë u përfaqësuan nga studentja Edona Murati.

Sipas përfaqësuesve të FISU-se, ky forum, i cili u organizua nga komitetit përgjegjës në Budapest, dëshmoi që është me shumë sesa një pikë takimi për federatat universitare të sporteve pjesëmarrëse.

Forumi tre ditor u përqendrua tek punëtoritë dhe panelet e diskutimit për përfshirjen e sportit universitar, ndërkaq profesionistë dhe liderë të sportit nga mbarë bota, diskutuan për perspektiven e sportit në universitete në vitet e ardhshme. Me theks të veçantë, gjatë këtij forumi u fol për sporti universitar në kohë të pandemisë COVID-19.

FSUNK-ja është anëtare e dy federatave kryesore të sportit universitar: Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar si dhe Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA – European University Sports Association).

17 Gusht, 2020