Bordi i FSUNK-së ka mbajtur sot mbledhje virtuale të radhës, për të diskutuar rreth temave me rëndësi për sportin universitar, në veçanti për aktivitetet e mundshme që mund të organizohen në këtë kohë pandemie.
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi bëri hapjen e kësaj mbledhje, duke u dëshiruar së pari shëndet anëtarëve të bordit drejtues, studentëve dhe të gjithë qytetarëve, si dhe duke u lutur që situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 të shkoj drejt përmirësimit, në mënyrë që të mund të rikthehemi në normalitet, e të vazhdojmë promovimin e sportit universitar në vend.
Bordi gjatë takimit u dakordua për të parë mundësitë e organizimit të aktiviteteve sportive dhe rekreative, të cilat do të përfshinin studentët në sport, por duke respektuar njëkohësisht me përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për mbrojte nga pandemia COVID-19.
FSUNK