FSUNK

Sot, Bordi Drejtues i FSUNK-së virtualisht zhvilloi mbledhjen e radhës, gjatë të cilës u diskutua rreth aktiviteteve të Federatës në vijimësi, si dhe koordinimin e garave dhe aktiviteteve të tjera, të pezulluara si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Bordi Drejtues, i prirë nga presidenti Musa Selimi, u dakordua që aktivitetet e Ligave Universitare, të inauguruara në mars të këtij viti, të vijojnë nga muaji shator, ndërkaq, u diskutuan në detaje edhe nismat e tjera që federata planifikon të merr gjatë javëve në vijim.

FSUNK, me vendim të Qeverisë, ka anuluar përkohësisht aktivitetet e planifikuara, si pasojë e koronavirusit, ndërkaq, ka vijuar që përmes platformave online të promovoj sportin universitar tek studentët.

19 Maj, 2020