Bordi Ekzekutiv i FSUNK-së, në mbledhjen e mbajtur dje, me datë 14 janar 2020, në zyrat e federatës, në bazë të propozimit të presidentit të FSUNK-së, z. Musa Selimi, ka emëruar në pozitën e sekretares së përgjithshme të FSUNK-së, znj. Venita Smakaj.
Emërimin e saj si sekretare të përgjithshme e votuan në mënyre unanime dhe e mirëpritën të gjithë anëtaret bordit të FSUNK-së të pranishëm në këtë takim.
Znj. Smakaj është pjesë e federatës për afro dy vite tashmë, duke shfaqur performance të lartë në pozitën e saj të gjertanishme si zyrtare e federatës.