Sportistët tanë kanë përfaqësuar me krenari vendin në disiplina të ndryshme sportive, duke u shpallur kampionë në shumicën e garave të mbajtura në Durrës. ♟️ Shah – Kampion mbarëkombëtar!Ahmet Jusufi ka fituar titullin e kampionit në shah në Turneun Mbarëkombëtar “Shqipëri–Kosovë 2025”, duke mposhtur përfaqësuesin nga universitetet e Shqipërisë në një përballje të fortë intelektuale.🥇 [...]
Sporti na bashkon në një ngjarje historike universitare! Vendet e para dhe të dyta të Kosovës dhe Shqipërisë do të do të garojnë për titullin e kampionit mbarëkombëtar në këto sporte:🎾 Tenis⚽️ Futboll🏐 Volejboll🏀 Basketboll♟️ Shah🏓 Pingpong Sporti na bashkon!
Presidenti Musa Selimi, mori pjesë në hapjen madhështore të Turneut Universitar të Tiranës, ku po marrin pjesë 1200 studentë nga universitete shqiptare. Një festë e vërtetë universitare, organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, me pjesëmarrjen e figurave të njohura si ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, presidenti i EUSA, Adam Roczek, presidenti…
Sekretari i Përgjithshëm i FSUNK-së, z. Fidan Hamiti, po merr pjesë në “Takimin e Shefave të Delegacioneve” që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Botërore Universitare Verore të FISU-së 2025. Ky takim paraqet një mundësi të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të siguruar një rrugë të…
Sot qindra studentë nga universitete dhe kolegje te ndryshme vendore u bënë pjesë e këtij eventi madhështor sportiv, duke nisur kështu aventurën e tyre në ligat universitare. Studentët do të garojnë në këto liga: Beach Volley Shah Futsall Pingpong Basketboll 3×3 Tenis Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, uroi…
Federata e Sportit Universitar të Kosovës i uron presidentit tonë, prof. Musa Selimi, zgjedhjen në pozitën e nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin 2025-2028. Pas një angazhimi si anëtar i bordit, kjo detyrë e re është një dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur për zhvillimin e sportit, veçanërisht për përkrahjen e sportistëve…
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi dhe sekretari,Fidan Hamiti, zhvilluan takim me ambasadorin e Suomen suurlähetystö Pristina – Embassy of Finland in Pristina, Matti Nissinen dhe këshilltarin e Ri, Olli Härkänen. Gjatë këtij takimi u diskutuan ide dhe mundësi të reja që do të forcojnë bashkëpunimin mes universiteteve të të dyja vendeve, duke krijuar ura bashkëpunimi…
Lojërat Dimërore Botërore Universitare organizohen nga FISU dhe bashkojnë më të mirët nga mbarë bota në sportet dimërore, të cilët garojnë për trofetë e çmuara të kompeticionit. Forca Drin! Jemi me ty!
Në një atmosferë festive u mbajt ceremonia përmbyllëse e sportit universitar për vitin 2024. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, personalitete të rëndësishme të sportit dhe akademisë, studentë, profesorë dhe partnerë të shumtë. Kryeministri…
Ky vit na solli suksese dhe momente frymëzuese, falë jush studentë, profesorë, trajnerë dhe partnerë të dashur. Le të hyjmë në 2025-tën me energji të reja dhe synime të mëdha. Bashkë krijojmë historinë e sportit universitar!
