FSUNK
18 Sep

Kosova e përmbylli me një bilanc të jashtëzakonshëm pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake. Medaljet për Kosovën i siguruan: Vlera Qerimi, Behije Mustafa, Qëndresa Ibrahimi, Elmedina Istogu dhe Albulena Gërvalla – Karate, gara ekipore Vlera Qerimi – Karate Artor Mehmeti – Kick Boxing Qëndresa Ibrahimi – Karate Valton Ademi – Taekwondo Ky rezultat…

11 Jul

Ky organizim mblodhi studentë nga universitete dhe kolegje vendore në një ditë të dedikuar promovimit të sportit universitar, jetesës së shëndetshme dhe bashkëpunimit ndërstudentor. Pjesëmarrësit, të udhëhequr nga drejtuesit e FSUNK-së, shijuan ecjen në natyrë, aktivitetet rekreative dhe momentet e socializimit që e karakterizuar këtë ngjarje. Falënderojmë Komunën e Prishtinës për mbështetjen, si dhe të…

25 Jun

Në arenën ku nisën garat muaj më parë, sot u shpërblyen kampionët e Ligave Universitare, në një ceremoni që mblodhi studentë, përfaqësues dhe personalitete të rëndësishme të sportit dhe akademisë. Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, përgëzoi studentët për paraqitjet e shkëlqyera, duke theksuar se kampionët ndërtohen përmes punës, sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit. “Sot jemi në…

24 May

24 MAJ 2026 Parakalimi krenar i studentëve tanë në SELL GAMES 2026 Studentët tanë parakaluan me krenari në Riga të Letonisë, duke përfaqësuar flamurin e Kosovës 🇽🇰 në mesin e 960 atletëve nga 18 shtete pjesëmarrëse. Një moment i veçantë krenarie për sportin universitar kosovar dhe dëshmi e përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Video nga…

23 Mar

Presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK), Prof. Assoc. Dr. Musa Selimi, zhvilloi një takim pune me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ku në qendër të diskutimit ishte zhvillimi dhe fuqizimi i sportit universitar në Kosovë. Në këtë takim mori pjesë sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti. Gjatë bisedës u…

02 Feb

Federata e Sportit Universitar njofton studentët për mundësi vullnetarizmi në EUSA në vitin 2026, në kuadër të European Solidarity Corps. Angazhim afatgjatë (1 vit) Angazhim afatshkurtër gjatë European Universities Games 2026 në Salerno, Itali Programi ofron trajnim, përvojë praktike dhe zhvillim profesional për të rinjtë 18–30 vjeç.   Më shumë info në: www.eusa.eu/projects/european-solidarity-corps

27 Jan

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës dhe Federata e Padelit e Kosovës kanë nisur bashkëpunimin me synim zhvillimin, promovimin dhe institucionalizimin e sportit të padelit në nivel universitar. Marrëveshja e nënshkruar nga Musa Selimi, President i FSUNK, dhe Besim Shulemaja, Kryetar i FPKS-së, përfaqëson një hap strategjik drejt avancimit të sportit universitar dhe institucionalizimit të…