FSUNK

Prej 23 deri më 28 Korrik në Budapest të Hungarisë po mbahen garat e Kampionatit evropian të
Universiteteve për Sportet “Mendore ”Mind Sports”. Federatën e Sportit Universitar të Kosovës e
përfaqësojnë, Presidenti, Musa Selimi dhe zyrtarja Venita Smakaj, si dhe dy studente shahiste: Ndriçona Saraqi nga Universiteti i Mitrovicës dhe Arlinda Aliu nga Universiteti i Prishtinës.
Ekipi kosovar është në kërkim të përvojës, pasi është pjesëmarrja e parë në një garë të tillë. Shpresojmë
që garat e këtilla do të jenë si motivim për studentët që ti përkushtohen më shumë sportit, pasi
mundësitë për prezentim dhe afirmim përmes sportit janë rritur dukshëm falë aktiviteteve të FSUNK-së.

25 Korrik, 2019