FSUNK

Kosova do të marrë pjesë me garuesit e saj për herë të parë që prej pranimit në FISU më 2017. Megjithë vështirësitë për shkak të buxhetit të limituar, FSUNK do të përfaqësohet në këtë garë të nivelit botëror me katër pjesëmarrës, dy anëtarë delegacioni, Presidenti Musa Selimi dhe zv.Presidenti, Abedin Bahtiri, si dhe me dy atletë: Astrit Kryeziu (800m) dhe Rita Hajdini (400m dhe 800m). Nga sportistët tanë pritet që do të kenë paraqitje të mirë, me synimin për të shënuar rezultatet personale më të mira. Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë pajisjen me viza dhe detajet e udhëtimit.

7 Korrik, 2019