FSUNK

delegacioni i sportistëve dhe disa zyrtarëve të FSUNK-së, do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për sporte luftarake, në Zagreb të Kroacisë, i cili po mbahet nga 31 Korrik deri më 3 gusht. Kjo garë në këtë format (Karate, Xhudo, Taekwando dhe kikboks) është në edicionin e parë të saj. Delegacionit i prinë Presidenti, Musa Selimi dhe anëtarët e Bordit: Përparim Avdullahu, Bahri Gjinofci, Ardita Luma dhe Artan Kryeziu. Kosovarët do të përfaqësohen në dy sporte: Karate dhe Taekwando me këtë përbërje: Ismet Krasniqi, kryetar, Isak Curri dhe Muhamed Saqipi përzgjedhës, si dhe garuesit: Muhamed Gashi (UBT), Benjamin Shabani, Dren Hajdari, Elona Kolgeci dhe Valdrin Rashiti të gjithë nga Fakulteti i Edukimit dhe Sportit. Nga sportistët tanë priten rezultate të mira, si në karate edhe në Taekwando, e ndonjë medalje e fituar do të ishte sukses i madh për ekipin tonë. Kosovo National Olympic Committee #EUSA #FSUNK

31 Korrik, 2019