
Në kuadër të projektit #BeActive, ku Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) është partnere, studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u angazhuan në aktivitete promovuese me qëllim nxitjen e një jete aktive dhe të shëndetshme.
Në këtë aktivitet morën pjesë z. Fidan Hamiti, Sekretar i Përgjithshëm i FSUNK, dhe z. Daut Thaqi, përfaqësues i projektit BeActive, të cilët theksuan rëndësinë e sportit universitar si pjesë e lëvizjes evropiane për aktivitet fizik dhe mirëqenie.
Tags: #BeActive ,sportiuniversitar