FSUNK, së bashku me Federatën e Karatesë organizuan sot Kampionatin Universitar në Karate.
Studentë të universiteteve dhe kolegjeve të vendit i dhanë gjallëri sallës “1 Tetori”, duke garuar për të parin e këtij kampionati.
Shpërblimet për të kampionët u ndanë nga përfaqësues të të dyja federatave, znj. Venita Smakaj, FSUNK, z. Nazmi Gashi – FKK dhe znj. Fjona Xh Xhelili nga Komisioni i Garave. Të njëjtit i përgëzuan studentet për paraqitjet e tyre në këto gara.
Triumfuesit e këtij kampionati nga garat e femrave janë:
Antoneta Budakova – Kata (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Redona Gashi – kategoria 50 kg (KSHM Rezonanca – Fakulteti i Fizioterapisë)
Albulenë Gërvalla – kategoria -55 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Adelina Rama – kategoria 61 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Vlerë Qerimi – kategoria 68 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik)
Fortesa Orana – kategoria +68 kg (Universiteti Hasan Prishtina – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Ndërkaq, kampionet meshkuj janë:
Lundrit Rashiti – Kata (Kolegji UBT – Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes)
Mergim Bekteshi – kategoria 60 kg (Kolegji AAB – Fakulteti për Kulturë Fizike dhe Sport)
Endrit Beka – kategoria 67 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik)
Betim Maliqi – kategoria 75 kg (Kolegji UBT – Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri)
Melos Gashi – kategoria 84 kg (Kolegji AAB – Fakulteti për Kulturë Fizike dhe Sport)
Jakup Ajdari – kategoria +84 kg (Kolegji AAB – Fakulteti i Kriminalistikës)
FSUNK-ja, së bashku me partnerë, mbetet e përkushtuar në promovimin e sportit universitar duke organizuar, ndër të tjerash, ngjarje të tilla gjithëpërfshirëse për studentë sportistë.
Tags: sportiuniversitar