FSUNK

Ne vazhdën e angazhimit për promovim dhe avancim të sportit universitar kosovar në vend dhe botë, sekretarja e FSUNK-së, Venita Smakaj dhe asistentja Fjona Xhelil kanë ndjekur kursin evropian për administrim të sportit.
Me anë të këtij trajnimi, zyrtaret e federatës, të cilat për pjesëmarrje në këtë kurs janë përzgjedhur nga Kosovo Olympic Committee, kanë avancuar njohuritë në tri fusha: strategji të suksesshme, lidership efektiv, si dhe në marketing të adaptuar dhe komunikim sportiv.
Kursi është zhvilluar në kuadër të projektit “Shkëmbimi sportiv – Ngritja e shkathtësive të administratorëve të sportit përmes shkëmbimit të njohurive”, organizuar nga Observatori Evropian i Sportit dhe Punësimit (EOSE) , Universiteti i Chester-it, dhe partnerë të tjerë, ndër tyre edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komitetit Olimpik i Shqipërisë.

 

 

 

22 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.