FSUNK

Për të ju njoftuar më tepër që Kosova sivjet është organizatore e Kupës Botërore Universitare në Hendboll, vullnetarët e Kupës dhe stafi i Federatës të Sporteve Universitare të Kosovës janë bërë pjesë e Panairit të Turizmit dhe Sportit.

Ekipin tonë, sot, e vizituan Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të FSUNK-së, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Besim Aliti, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Venita Smakaj, sekretare e FSUNK-së, si dhe shumë qytetarë të interesuar.

Mbi 20 shtete ekipe pjesëmarrëse nga mbarë bota, do të jenë pjesë e eventit më të rëndësishëm sportiv të ndodhur në vendin tonë.
Eja sot dhe nesër, në Pallatin e Rinisë, informohu rreth Kupës dhe bëhu pjesë e kësaj ngjarjeje.

 

 

FSUNK.

 

5 Maj, 2022