FSUNK
Kosova e përmbylli me një bilanc të jashtëzakonshëm pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake.
Medaljet për Kosovën i siguruan:
🥇 Vlera Qerimi, Behije Mustafa, Qëndresa Ibrahimi, Elmedina Istogu dhe Albulena Gërvalla – Karate, gara ekipore
🥇 Vlera Qerimi – Karate
🥇 Artor Mehmeti – Kick Boxing
🥈 Qëndresa Ibrahimi – Karate
🥉 Valton Ademi – Taekwondo
Ky rezultat shënon një nga sukseset më të mëdha të sportit universitar të Kosovës në një kampionat ndërkombëtar, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e studentëve tanë.
Për përkrahjen e vazhdueshme të sportit universitar dhe për mbështetjen e këtij përfaqësimi, falënderojmë Ministrinë e Sportit dhe Rinisë. Falënderojmë gjithashtu federatat partnere të Karatesë, Kickbox-it dhe Taekwondos për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij përfaqësimi.
Mirënjohje e veçantë për trajnerët Nazmi Gashi (Karate) dhe Ilir Menxhiqi (Kickboxing), të cilët me profesionalizmin e tyre udhëhoqën studentët gjatë këtij kampionati.
Falënderojmë gjithashtu të gjithë studentët që përfaqësuan Kosovën me dinjitet: Elmedina Istogun, Helmi Gjatën, Nart Kastratin, Albulena Gërvallën, Valton Musliun, Elion Agushin, Jon Gashin dhe Bleron Musliun. Secili prej tyre dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke përfaqësuar me krenari Kosovën.

Ky kampionat mblodhi në Tiranë rreth 1.500 studentë sportistë, nga afro 400 universitete evropiane.

September 18, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published.