FSUNK
Sot, FSUNK-ja ka mbledhur në fushën sportive të Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit – Faqja zyrtare qindra studentë, të cilët do të garojnë për titullin e kampionit universitar në gjashtë disiplina sportive.

Hapjen e ligave e bëri sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti, i cili tha ligat janë shndërruar në një ngjarje që shërben si simbol i bashkimit të rinisë përmes sportit. “Sporti universitar është një platformë ku ndërtohen ura miqësie, ku zhvillohen vlera të shëndosha e përgatiten liderët e së ardhmes”, theksoi në fjalën e tij Hamiti. Ai u uroi suksese studentëve që do të garojnë, ekipit organizativ që e bënë të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje, si dhe falënderoi Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, partnerët dhe sponsorët për mbështetjen.

Në emër të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, të pranishmëve iu drejtua këshilltarja Donika Zogu, e cila konfirmoi se sporti universitar është prioritet i politikave të Ministrit, teksa përgëzoi FSUNK-në për organizimin.

Në garat që kanë nisur sot do të garojnë studentë nga universitete dhe kolegje vendore në disiplinat:
🏐 Beach Volley
♟️ Shah
🏓 Ping Pong
🏀 Basketboll 3×3
⚽ Futsal

🎾 Padel

Ky është vetëm fillimi, por që tani mezi presim të dimë emrat e kampionëve. SUKSESE!

Leave a Reply

Your email address will not be published.