FSUNK
Me 13 ekipe pjesëmarrëse nga universitete dhe kolegje vendore, është duke u zhvilluar turniri për kampionin e pavarësisë në sportin universitar në padel.
Turnirin e hapi zyrtarisht sekretari i Përgjithshëm, i FSUNK-së, Fidan Hamiti, i cili uroi studentët për suksese dhe theksoi rëndësinë e sportit universitar, si dhe peshën e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare.

Kampionë të turnirit u shpallën:
🥇 Jeton Meta & Mal Rezniqi
🥈 Dardan Caka & Viola Peja
🥉 Enes Domaniku & Fati Karabaxhaku
Fituesit u shpërblyen me çmime monetare (300€–200€–100€) dhe medalje, ndërsa çifti kampion u nderua edhe me kupë. Ndërkaq, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për kontributin e tyre në këtë turnir.
Ndarjen e çmimeve u bëri Fidan Hamiti, sekretar i përgjithshëm i FSUNK-së, si dhe Jusuf Kika, sekretari i përgjithshëm i Federates së Padelit të Kosovës.

Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë studentëve për pjesëmarrjen! 👏
GËZUAR 18 VJETORIN E PAVARËSISË KOSOVË!


February 17, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published.