
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, në praninë e personaliteteve të rëndësishme të sportit, arsimit të lartë, si dhe partnerëve të saj, ka organizuar ceremoninë solemne “Laureatët 2025”, ku u ndanë çmime për sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që u dalluan për sukseset dhe përkushtimin e tyre gjatë një viti të jashtëzakonshëm për sportin universitar.
Në hapje të ceremonisë, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, tha se kjo mbrëmje është një dëshmi e drejtpërdrejtë e punës dhe perkushtimit të atyre që, me rezultatet e tyre, kanë ngritur lart emrin e Kosovës në gara të rëndësishme të sportit universitar.
Në emër të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit, përgëzoi FSUNK-në për rezultatet e arritura teksa rikonfirmoi përkrahjen institucionale të MKRS-së për projektet që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve përmes sportit.
Laureatët u përgëzuan gjithashtu nga presidenti i Komiteti Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili vlerësoi lart kontributin e FSUNK-së në promovimin e sportit universitar në vend dhe ndërkombëtarisht.
Gjatë kësaj mbrëmjeje u ndanë çmimet kryesore të vitit, ku titulli 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓 iu nda Laura Fazliut, për suksesin e jashtëzakonshëm në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025. Ndërkaq, çmimi 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐭 iu dha Fatos Tabakut, për kontributin profesional dhe angazhimin e tij në FISU World University Games, Rhine–Ruhr 2025.
Në kuadër të ligave universitare, u vlerësuan edhe sportistët më të dalluar sipas disiplinave sportive:
Futsal – Liga Universitare 2025, Lojtari më i mirë: Fatlum Dacaj
Basket 3×3 – Liga Universitare, Lojtari më i mirë: Eljon Reka
Basket 3×3 – Liga Universitare (Femra), Lojtarja më e mirë: Viola Syla
Beach Volley – Liga Universitare (Meshkuj), Lojtari më i mirë: Ermal Maliqi
Beach Volley – Liga Universitare (Femra), Lojtarja më e mirë: Sibora Gashani
Shah – Liga Universitare, Lojtari më i mirë: Ahmet Isufi
Shah – Liga Universitare (Femra), Lojtarja më e mirë: Rinesa Saraçi
Ping Pong – Liga Universitare, Lojtari më i mirë: Kreshnik Mahmuti
Ping Pong – Liga Universitare (Femra), Lojtarja më e mirë: Loresa Imeri
Po ashtu, u ndanë çmime për rolet kyçe në funksionimin e sportit universitar, ku Referi i Vitit (Futsal) u shpall Rinor Shala, ndërsa çmimi për Koordinatorin më të mirë / Punëtorin sportiv më të mirë në futsal iu nda Uran Balës.
Një pjesë e veçantë e ceremonisë iu kushtua mirënjohjeve për arritje në nivel ndërkombëtar, ku për sukseset në World 2025 – European Universities Combat Championship u shperblyen: Behije Mustafa, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Redona Gashi, si dhe Nazmi Gashi, për kontributin në rritjen e reputacionit të sportit universitar në nivel ndërkombëtar.
Gjithashtu, FSUNK-ja ndau mirënjohje për kontribut të çmuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit universitar për:
Florian Miftari, Dekan i FEFS-it;
Afërdita Fazlia, Zëvendësdrejtoreshë e Drejtorisë së Sportit;
Enver Tahiraj, MKRS;
Arsim Svirca, pronar i sallës “Ballon”;
Bekim Baliqi, Dekan i Fakultetit Filozofik dhe
Ekrem Rudari, Drejtor i Qendrës Studentore
Në përmbyllje të ceremonisë, FSUNK-ja shprehu falënderim të veçantë për sponsorët që mbështetën sportin universitar gjatë vitit 2025: KEP-Trust, Sparkle dhe Red Bull. Çmime iu ndanë edhe këtyre të fundit, si shenjë mbështetje dhe mirënjohje për mbështetje financiare dhe partneritet të vazhdueshëmdhënë në funksion të zhvillimit, organizimit, dhe avancimit të sportit universitar në Kosovë. Në emër të kompanive përkatëse, çmimet i pranuan:
Zgjim Arifaj, Sparkle
Adrian Alo, drejtor gjeneral i KEP Trust






























