
Federata e Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK) ka vazhduar me sukses aktivitetet e saj në kuadër të fushatës evropiane #BeActive – Java Evropiane e Sportit, kësaj radhe me një aktivitet dinamik dhe plot energji në ping pong.
Studentët morën pjesë në ndeshje argëtuese dhe konkurruese, duke treguar edhe një herë se sporti mbetet një nga mënyrat më të mira për të qëndruar aktiv, i shëndetshëm dhe i motivuar.
Ky aktivitet synon të promovojë një stil jetese më të shëndetshëm te studentët, të nxisë pjesëmarrjen në sport dhe të krijojë një ambient pozitiv e bashkëpunues brenda komunitetit universitar.
FSUNK do të vazhdojë me aktivitete të tjera përgjatë javës, duke kontribuar në përhapjen e kulturës sportive dhe promovimin e vlerave të sportit universitar.



