
FSUNK-ja po realizon aktivitetin “Aventura Edukative, Sportive dhe Rekreative për Studentë”, në Lumin e Shalës, Shqipëri. Kjo ekspeditë dyditore, në të cilën po marrin pjesë rreth 30 studentë nga universitete dhe kolegje vendore, u mundëson studentëve të eksplorojnë natyrën, të rrjetëzohen dhe të promovojnë aktivitetin fizik përmes ecjes.
Nën udhëheqjen e Presidentit, Musa Selimi dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Fidan Hamiti, si dhe me mbështjeten e KEP Trust, ekspedita po krijon përvoja të paharruara dhe mësime të vlefshme tek studentët.



