FSUNK

Sekretari i Përgjithshëm i FSUNK-së, z. Fidan Hamiti, po merr pjesë në “Takimin e Shefave të Delegacioneve” që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Botërore Universitare Verore të FISU-së 2025.

Ky takim paraqet një mundësi të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt një eksperience të paharrueshme për studentët tanë, të cilët do të marrin pjesë në shumë disiplina sportive në kuadër të “FISU World University Games Summer – Rhine-Ruhr 2025”, që do të mbahen në Gjermani.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga 62 vende të botës.

Ndërkohë, në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025, që do të zhvillohen nga 16 deri më 27 korrik 2025, pritet të marrin pjesë rreth 8,500 pjesëmarrës – përfshirë sportistë dhe zyrtarë – nga deri në 150 vende të ndryshme.

 

April 7, 2025