Me dhimbje pranuam lajmin që ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.
Gjinovci, sportdashës e kontribuues i sportit në vendin tonë për dekada më radhë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në hendbollin kosovar. Për më tepër se dy dekada, ka shërbyer si sekretar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, me të cilin kemi bashkëpunuar në ngjarje të ndryshme sportive, në veçanti në ato të hendbollit tek studentët.
Ai la pas vetes një bagazh të gjerë sportiv, familjarë dhe miq të cilët do ta kujtojnë përherë për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm.
Me këtë rast, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, bordi drejtues i Federatës dhe stafi ynë i shprehin ngushëllime më të dashurve të tij për humbjen.
Pushoftë në paqe!