FSUNK
Edhe Kosova sot shënoi Ditën Botërore të Sportit Universitar. Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ju bashkua botës, duke organizuar lojëra në tri sporte:
🏐 BeachVolley Mix
🏀 Basketboll 3×3 (Femra & Meshkuj)
⚽ Futsall (Meshkuj)
Studentët pjesëmarrës në këto lojëra i përshëndeti u.d. Presidenti i FSUNK-së, Gani Ibrahimi. Ai i falënderoj studentët për gjallërinë që po i japin sportit universitar dhe ju uroj suksese në garat e organizuara për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar.
I pranishëm ishte edhe anëtari i Bordit, njëherësh dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, Musa Selimi. Si themelues i sportit universitar në vend, Selimi tha që është i lumtur për nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit që shfaqin gjithmonë studentët.
Garat që u luajtën në hapësirën e kampusit të UP-së, përfunduan me fitoren e ekipeve të UP-së në Futsall (M) dhe BeachVolley Mix. Ndërkaq, studentët e Kolegjit AAB rrëmbyen vendet e para në Basketboll 3×3 (F & M). 🏆
FSUNK-ja ka vite që është pjesë e të gjitha organizimeve ndërkombëtare të sportit universitar, njashtu edhe organizatore e përhershme e aktiviteteve për shënim të Ditës Botërore të Sportit Universitar – IDUS.
 
20 Shtator, 2022
Tags: