FSUNK

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, po organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”. Garuesit e këtij rekordi do të jenë rekordmeni i njohur, zhongleri Agim Agushi dhe zhongleri Bujar Ajeti.

Gara do të zhvillohet me datë 10 maj 2019, në ora 10:30, në hapësirën para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Ejani ti përkrahimin Agimi dhe Bujarin.

7 Maj, 2019