Presidenti i Federatës të Sporteve Universitare të Kosovës (FSNUK), profesor Musa Selimi me disa anëtarë të Bordit Drejtues, u prit nga Rektori i UShAF profesor Agron Bajraktari me bashkëpunëtor. Vizita e sotme u zhvillua edhe në kuadër të hapjes të Ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes” dhe përurimit të Lobby-t për studentë. Presidenti i FSNUK foli para studentëve, profesorëve dhe partnerëve institucional të UShAF lidhur me të arriturat e FSNUK brenda dy viteve si dhe suksesin e studentëve kosovar në gara ndërkombëtare. Gjatë fjalimit të tij, presidenti ju bëri thirrje studentëve dhe i inkurajojë ata për pjesëmarrje aktive në sportet universitare. UShAF përveç që kishte një kuadër mësimor profesional dhe një ambient të mrekullueshëm kishte edhe studentë të zotë të cilët sot kishin prezantuar punimet e tyre varësisht nga profilet ku studionin.