Federata e Sportit Universitar e Kosovës (FSUNK) ka filluar etapën e promovimit të sportit universitar nëpër Institucionet publike dhe jopublike të Arsimit të lartë. Në kuadër të Planit zhvillimor të FSUNK-së, një nga objektivat e rëndësishme është promovimi I sportit universitar, andaj Federata ka filluar aktivitetet e saj në këtë drejtim. Ndalesa e parë e këtij aktiviteti ishte Universiti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.
FSUNK ka përgatitur materiale të ndryshme promovuese nga aktivitetet e deritashme dhe aktivitetet për të ardhmen.
Ekipi promovues, në përberje: Musa Selimi, kryetar, Diellza Shaqiri-Kelmendi, nënkryetare, Muhamed Krasniqi, anëtar i Bordit dhe Venita Smakaj, zyrtare, u mirëpriten nga Rektori z.Fadil Millaku dhe Prorektori z.Afrim Selimaj, pastaj para studentëve u prezentuan disa nga aktivitetet e deritashme dhe planet për organizimin e Ligave studentore dhe garave tjera sportive. Menaxhmenti i Universitetit nga Peja u zotua se do të organizojnë një nga garat e ardhshme në Kampusin e këtij Universiteti.
Aktiviteti do të vazhdojë në javët në vijim në Universitetet dhe Kolegjet në mbarë Kosovën.