FSUNK
FSUNK-ja uron sinqerisht z. Haris Pavletić për zgjedhjen e tij si President i Asosacionit Evropian të Sporteve Universitare (EUSA) për mandatin 2025–2029.
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, i cili mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme ku u zgjodhën organet e reja drejtuese, i përcjell urimet më të mira Presidentit Pavletić dhe Bordit të ri Ekzekutiv, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e përbashkët në zhvillimin e sportit universitar në nivel evropian.

October 11, 2025
Tags: