FSUNK

Federata e Sportit Universitar të Kosovës i bashkohet me krenari shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, një ngjarje që nderon studentët, universitetet dhe sportin si shtylla të zhvillimit personal dhe shoqëror.

Kjo ditë e veçantë është një thirrje për të reflektuar mbi rolin e sportit në promovimin e shëndetit, edukimit dhe bashkëpunimit mes të rinjve anembanë botës. Përmes aktiviteteve sportive, studentët jo vetëm që zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, por edhe ndërtojnë miqësi, solidaritet dhe vlera të qëndrueshme për të ardhmen.

📅 20.09.2025
FISU – Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar

September 15, 2025
Tags: