FSUNK
Liga Universitare po vazhdon edhe sot. Garat në pingpong u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së. 
Të lumtur për rikthimin e Ligës në Pingpong, të pezulluar si pasojë e pandemisë, u shprehën studentët pjesëmarrës. Ata po e vlerësojnë lartë punën e FSUNK-së të bërë për rinisjen e aktiviteteve të studentëve. Në hapjen e këtyre garave nuk munguan as përfaqësuesit e FSUNK-së, të prirë nga presidentja Diellza Shaqiri-Kelmendi.
Lajmi i mirë për studentët sportistë është që Liga Universitare është rikthyer dhe garat do të mbahen çdo javë. 
Momentet e garave të zhvilluara sot i kemi ndarë me ju përmes këtyre fotografive.
 
Shkarko rezultatet e xhiros së parë, kliko këtu.
 
30 Prill, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.