FSUNK
Dje ndamë shpërblimet për studentët fitues të Ligave Universitare në Futsall, Beach Volley, Basketboll 3×3, Tenis dhe PingPong.
Përfundimin e suksesshëm të Ligave Universitare e përshëndeti presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, i cili falënderoi përgëzoi studentët për suksesin e tyre dhe falënderoi partnerët për përkrahjen.
Në mbylljen e ligave para të pranishmëve folën edhe Fitim Arifi, përfaqësues i Kosovo Olympic Committee dhe në cilësinë e përfaqësuesit të studentëve, Lumdrin Krasniqi.
FSUNK-ja është e dedikuar në promovimin e sportit tek studentët dhe ligat universitare janë një ndër aktivitetet e shumta me të cilat federata synon përfshirjen e studentëve në sport.
 
Ju prezantojmë kampionët tanë në Ligën Universitare në Basketboll 3×3.
Femra:
🥇 Kolegji UBT
🥈 FEFS 1
Meshkuj:
🥇 FEFS 2
🥈 FEFS 4
 
Kampionët e Ligës Universitare në Tenis.
Femra:
🥇 Benita Selmanaj
🥈 Viola Peja
Meshkuj:
🥇 Denis Kelmendi
🥈 Blerim Marjakaj
 
Kampionët e sportit universitar në Ligën Universitare në Beach Volley:
Femra:
🥇 Y. Jashari & M. Avdullahu
🥈 A. Beqiri & A. Llugaliu
Meshkuj:
🥇 E. Ndrecaj & E. Maliqi
🥈 E. Shabani & Y. Salihu
 
 
Kampionët e sportit universitar në Ligën Universitare në PingPong:
Femra:
🥇 Alma Mehmeti
🥈 Edolinda Alimehaj
Meshkuj:
🥇 Fatih Karabaxhaku
🥈 Blend Hajdari
 
 
Kampionët e Ligës Universitare në Futsal – ligë kjo që na solli përvoja për të mos i harruar asnjëherë:
 
🥇 UP FEFS 2
🥈 UP TEKNIK 2
Urime studentëve!

Në atmosferë briliante te paraqitur ne fotografi dhe video, dje mbyllëm Ligat Universitare në pesë disiplina: Futsall⚽, Beach Volley🏀, Basketboll 3×3🏐, Tenis🎾 dhe PingPong🏓.
Hapësirat e kampusit ishin të mbushura me studentë, të cilët duartrokitën kampionët e ligave, për të cilat garuan për disa muaj rresht. 
Po ju lëmë me disa nga momentet e finaleve dhe ceremonisë përmbyllëse. 
 
Faleminderit partnerëve dhe studentëve që e madhëruan këtë ngjarje.

14 Qershor, 2024