FSUNK
24 Dec

Viti 2020 ka qenë vit shumë i vështirë dhe sfidues. Në këtë funvdit, të qëndrojmë optimistë dhe me vullnet në trajtimin e sfidave aktuale dhe ato që na presin gjatë 2021-tës.   Gëzuar festat e fundvitit!    

16 Dec

Federata e Sporteve Universitar e Kosovës (FSUNK), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Agjensionin për Anti -Doping për Kosovë (KosADA), ku së bashku do të mbështesim vlerat olimpike dhe integritetin në sport duke ndarë luftën kundër dopingut në shërbim të mirëqenies së shëndetit të sportistëv dhe parandalimit të pasojave nga substancat dopinguese.   Memorandumi u nënshkrua…

15 Oct

Misioni i IOHSK-së është që të promovojë ngritje profesionale të profesorëve, studiuesve, studentëve dhe praktikuesve të fushave të shëndetit, sportit dhe kinezologjisë, duke e ngritur në nivele më të larta përsosmërinë dhe konkurrencën globale në këto drejtime.   U.D. e FSUNK-së, znj. Dielleza Shaqiri – Kelmendi ka përshëndetur krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Federatës…

20 Sep

Sot Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit Universitar (IDUS), me konferencë ndërkombëtare, gjatë së cilës u diskutua në veçanti për rolin e pandemisë COVID-19 në sport. Punimet e konferencës i hapi z. Musa Selimi, i cili i falënderoi të pranishmit për…

08 Sep

Dje, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Këshilli Organizativ i Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll, 2022, ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij.  Gjatë këtij takimi është diskutuar në detaje për aspektet organizative të këtij kampionati botëror, i cili do të mbahet në Prishtinë. Në këtë mbledhje është bërë prezantimi i masterplanit…

07 Sep

Vlera Bahtiri, studente në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka përfaqësuar Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës në Akademinë e Studentëve Ambasadorë të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, 2020-21. Në periudhën 4-6 shtator 2020, u mbajt Akademia e Liderëve dhe Vullnetarëve e FISU-së, e cila ishte planifikuar…

17 Aug

1500 pjesëmarrës, përfshirë këtu 600 studentë, nga 105 shtete, morën pjesë në 15 punëtoritë dhe shtatë diskutimet e tryezave të rrumbullakëta, të mbajtura gjatë tri ditëve të Forumit Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, 2020. Pjesëmarrëse aktive në këtë forum ishte edhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila u përfaqësua nga presidenti…

12 Aug

Bordi i FSUNK-së ka mbajtur sot mbledhje virtuale të radhës, për të diskutuar rreth temave me rëndësi për sportin universitar, në veçanti për aktivitetet e mundshme që mund të organizohen në këtë kohë pandemie. Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi bëri hapjen e kësaj mbledhje, duke u dëshiruar së pari shëndet anëtarëve të bordit drejtues, studentëve dhe të…

en_GBEnglish
sqAlbanian en_GBEnglish