FSUNK

Bordi i Federatës së Sporteve Universitare e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me piken e vetme të rendit të ditës – ndryshimet në strukturën udhëheqëse të bordit të FSUNK-së.

Gjatë kësaj mbledhje, presidenti i gjertanishëm, prof. asoc. dr. Musa Selimi, dha dorëheqje e tij nga pozita e të parit të Federatës, në krye të së cilës qëndroi që nga themelimi i saj. Selimi falënderoi studentët, anëtarët e Bordit të FSUNK-së, si dhe të gjithë akterët me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë në ngritjen e FSUNK-së në nivelin e një federate të respektuar nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“FSUNK-ja nga një federatë e re, në një kohë relativisht të shkurtër, u shndërrua në federatë model, ashtu siç ky Bord Drejtues ishte bord model për udhëheqje. Për shkak të performances së mirë të treguar, ne kemi rezultuar me suksesin kulminant të të qenurit nikoqir të Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll, 2022” theksoi ndër të tjerash Selimi.

Me votim unanim të Bordit të FSUNK-së, prof. Diellza Shaqiri – Kelmendi u votua si ushtruese e detyrës së presidentes së Federatës. Ajo vlerësoi lartë kontributin e presidentit Selimi, duke theksuar që anëtarësimi i FSUNK-së në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare dhe në Federatën Evropiane të Sporteve Universitare kanë ardhur falë punës dhe ekspertizës së tij.
“Për mua profesor Selimi ka qenë përherë model për tu ndjekur. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoj me të që nga themelimi i FSUNK-së. Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme në avancimin e Federatës, qofte në rrafshin vendor, njashtu edhe në atë ndërkombëtar” theksoi u. d. presidentja Shaqiri – Kelmendi.

Anëtarët e Bordit Drejtues, të pranishëm në këtë mbledhje, njëzëri vlerësuan lartë kontributin e profesor Selimit dhënë për sportin universitar, si dhe e falënderuan për bashkëpunimin e frytshëm që kanë pasur deri me tani.

Prof. asoc. dr. Musa Selimi nga sot e tutje do të mbajë pozitën e anëtarit të Bordit të FSUNK-së, nga ku premtoi që do të vazhdoj të punojë në promovimin dhe avancimin e sportit universitar. Nderkaq, u. d. Shaqiri – Kelmendi do të qëndroj në këtë funksion derisa Kuvendi Zgjedhor të bëjë zgjedhjen e presidentit të FSUNK-së sipas rregullativave në fuqi.

September 11, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

en_GBEnglish
sqAlbanian en_GBEnglish