FSUNK
Në Durrës, aty ku një vit më parë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK) dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU), u mbajt dje Kampionati Mbarëkombëtar Universitar.
Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sollën Kampionatin e Parë Mbarëkombëtar Universitar, duke i hapur kështu rrugë shumë aktiviteteve të përbashkëta sportive studentore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Presidentja e FSUNK-së, Diellza Shaqiri – Kelmendi tha që të dyja federatat e sportit universitar po punojnë fuqishëm drejt misionit për masivizimin e sportit universitar. “Bashkëpunimi ndërmjet nesh ka qenë përherë shumë i afërt. Me sukseset që i kemi shënuar edhe në arenën ndërkombëtare, ku në vitet në vijim do jemi edhe organizatorë të kampionateve botërore, ne po promovohemi si shtete, por edhe po shërbejmë si shembull për federatat e tjera”, theksoi presidentja Shaqiri – Kelmendi.
Në anën tjetër, presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu tha që projekte edhe më të mëdha presin të organizojnë në bashkëpunim me FSUNK-në, përfshirë këtu organizimin e kampionatit të parë mbarëkombëtar në të gjitha disiplinat.
Kampionatin e Parë Universitar Mbarëkombëtar e përshëndeti edhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili përgëzoj punën e palodhur të të dyja federatave.
Ndeshjet e zhvilluara patën këto rezultate:
⚽ Minifutboll (M): Universiteti i Sporteve të Tiranës vs Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
🏆 Fitues u shpall Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
🏓 Pingpong (M): Universiteti Aleksandër Xhuvani, Sadush Tosuni vs Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fatos Qafleshi
🏆 Fitues u shpall Universiteti Aleksandër Xhuvani, studenti Sadush Tosuni
🏓 Pingpong (F): Universiteti “Aleksandër Mojsiu”, Liridona Rexhaj vs Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mihane Ademi
🏆 Fitues u shpall Universiteti “Aleksandër Moisiu”, studentja Liridona Rexhaj
🏐 Beach Volley (M): Universiteti “Marin Barleti” vs FEFS -Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
🏆 Fitues u shpall FEFS – Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
🏐 Beach Volley (F): Universiteti “Marin Barleti” vs FEFS -Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
🏆 Fitues u shpall FEFS – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
 
Faleminderit studentëve për spektaklin e dhuruar!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
29 Qershor, 2021
Tags: