FSUNK

Së bashku me studentët, të pranishëm ishin edhe drejtues të FSUNK-së, rektorë, dekanë, profesorë, partnerë të FSUNK-së dhe pjesëtarët e ekipit organizativ të këtij edicioni të ligave.

I lumtur për organizimin e këtyre garave u shpreh u.d. presidenti i FSUNK-së, z. Gani Ibrahimi. Ai i përgëzoi studentët për disiplinën e shfaqur, ndërkaq falënderoi ekipin përgjegjës për organizim të garave.

Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Universitetin e Prishtinës, njëherësh anëtar i bordit drejtues të FSUNK-së, tha që edhe këto gara kanë pasur vështirësitë e tyre, pikërisht edhe për shkak që janë zhvilluar pas heqjes së kufizimeve nga pandemia, por përkundër kësaj, ofruan një hapësirë argëtuese për të rinjtë.

Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit nga Kolegji AAB, z. Fatmir Pireva, falënderoi FSUNK-në për organizimin e këtyre aktiviteteve sportive për studentët, ndërkaq përgëzoi stafin e Federatës edhe për punën që është duke bërë si nikoqire e Kupës Botërore Universitare në Hendboll.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi nga kompania, Al-Trade Center, Artan Ramaj, i cili së bashku me organizatorët ndau shpërblimet për studentët kampionë.

Nën moton “Bëjë kampion Universitetin” studentët garuan në disiplina të ndryshme. Triumfuesit ishin:

  • Futsall: Universiteti i Prishtinës – FEFS
  • Basketboll 3×3: Universiteti i Prishtinës – FEFS
  • PingPong: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (F) dhe Kolegji AAB (M)

Sponsor gjeneral i Ligave Universitare është Al-Trade Center. Ligat Universitare janë mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ligat Universitare janë organizim tradicional dhe në vitin e ri akademik do të filloj sezoni e III-të i saj.

23 Qershor, 2022