FSUNK
Presidentja Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK), znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi ka takuar sot rektorin e Universiteti i Prishtinës, prof. dr. Naser Sahitin. I pranishëm në këtë takim ishte edhe prof. Florim Isufi, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së.
Në këtë takim është diskutuar rreth promovimit të sportit universitar në vend, si dhe pozicionit të sportit të studentëve në fushën ndërkombëtare.
Rektori Sahiti shprehu gatishmërinë e Universitetit të Prishtinës për të mbështetur sportin universitar, duke theksuar njëherësh sukseset e shumta që studentët sportistë të UP-së kanë shënuar ndër vite në gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Për rëndësinë e mbështetjes së UP-së për sportin në mesin e studentëve foli edhe presidentja Shaqiri – Kelmendi. Ajo theksoi që studentët e UP-së janë baza më e rëndësishme e sportit universitar.
Presidentja foli edhe për organizimin e Kampionatit Botëror në Hendboll për Universitete 2022, organizator i të cilit do të jetë FSUNK-ja, në bashkëpunim me partnerë të tjerë, përfshirë Universitetin e Prishtinës.
Të dyja palët u dakorduan për të bashkëpunuar ngushtë në organizimin e kampionatit dhe të aktiviteteve të tjera të cilat do të i shërbejnë promovimit të sportit universitar.
5 Nëntor, 2021
Tags:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.